Lutje në Shna Ndou për Mitrovicën. – Pelegrinë dhe besimtarë të të gjitha feve mblidhen në Kishën e Laçit
17 Qershor 2023
Lutje për të sjellë paqen në Mitrovicë nuk kanë munguar as në Kishën e Shna Ndout. Pelegrinët janë lutur që edhe ata të kthehen në normalitet. Në ceremonine e së martës së 13-të morën pjesë qindra besimtarë
Mijëra pelegrinë e besimtarë morën pjesë në ceremoni ku dhe u lutën në vendin e shenjtë.
Mbërritën jo vetëm nga qytetet e Shqipërisë, por edhe nga Kosova, të cilët bënë lutje për të sjellë paqe në Mitrovicën sot e shumë debatuar në nivelet më të larta të diplomacisë botërore.
“Vij nga Gjakova për t’u lutur tek Shenjti Shna Ndou. Dhe të na ndihmojë neve, Kosovën e sidomos Mitrovicën, atje ku po ndodhi shumë situata. Dhe lutemi për një jetë më të mirë dhe të lumtur”, tha besimtarja kosovare.
Edhe emigrantët u bënë pjesë e pelegrinazhit.
“Vij nga Zvicra, dhe kam ardhur këtu direkt për Shna Ndoun”, u shpreh besimtari.