“Macja e Taqos’ të jetë i kujdesshëm, nëse nuk tërheq deklaratat, ta ketë të sigurt se…”, Kujtim Gjuzi paralajmëron trazira pas qëndrimit të kryeministrit grek
“Macja e Taqos’ të jetë i kujdesshëm, nëse nuk tërheq deklaratat, ta ketë të sigurt se…”, Kujtim Gjuzi paralajmëron trazira pas qëndrimit të kryeministrit grek
8 shtator 2020
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi paralajmëron trazira në rast të një vizite në Shqipëri nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas deklaratave për zgjerimin e kufijve në Detin Jon.
Në deklaratën e tij në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, deputeti i Kuvendit, bëri ironi me mbiemrin e kryeministrit grek, për të cilin tha se ka origjinë himarjote dhe në shqip i thuhet macja e Taqos.
Gjuzi tha se nëse Micotaqis nuk tërheq deklaratat e tij për kufijtë, ai nuk është i mirëpritur në vendin tonë.
“Unë nuk mund të lë pa përmendur se zona ekonomike tek ishulli Othonoi, që kërkohet nga kryeministri grek Micotaqis i riu, në fakt ne i themi macja e Taqos atij në shqip shqip se ai është himarjot me të hershmen. Do i themi atij që të jetë i kujdesshëm në deklaratat që bën e ta ketë të sigurtë që Partia Konservatore është e gatshme nëse ai nuk tërheq deklaratën nuk do të ketë shanse të hyjë në Shqipëri për të kontaktuar kryeministrin. Nuk është i mirëpritur këtu nga konservatorët, do t’i dalim përpara do t’i krijojmë incidente. Nëse nuk tërheq deklaratën”, tha Gjuzi.
Gazeta Panorama