Macron lë pa përgjigje Ramën, në Berlin të shqetësuar për krimin dhe korrupsionin. –
Macron lë pa përgjigje Ramën, në Berlin të shqetësuar për krimin dhe korrupsionin
Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryeministri Edi Rama duke se nuk ia ka mbushur mendjen Presidenti francez Macron, që Franca të jetë mbështetëse për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë.
Nga sa mësohet, nga burime qeveritare, Macron ka vlerësuar reformat e bëra nga Shqipëria për sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu vlerësime pozitive presidenti Francez ka dhënë dhe për ndalimin e azilkërkuesëve shqiptare.
Megjithatë sa i përket mbështetjes për hapjen e negociatave, kreu i Elizesë ka thënë se po lexohet raporti i Komisionit Europian dhe se në javët në vijim do të ketë një qëndrimin përfundimtar.
Edhe në Berlin po studiohet raporti i Komisionit Europian, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane nuk ka shumë konsiderata bindëse.
“Ka shqetësime masiv për nisjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi janë arsyet kryesore. Si do të vendos Bundestagu është deri tani është e paqartë. Edhe vetë Merkel nuk është në favor të nisjeje pa kushte të negociatave me Tiranën, megjithëse ajo vlerëson përparimin e bërë gjatë shqyrtimit të qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo mund të diskutojë këtë me kolegët e saj në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të enjten në Bullgari”, shkruajnë mediat gjermane.