Mafia shqiptare po “lulëzon” në Australi: – Vijnë si emigrantë, por po kontrollojnë tregun e kokainës
22 Korrik 2023
Shtrirja e grupeve kriminale me origjinë shqiptarë po kthehet në shqetësim për edhe qeverinë në Australi.
Në një tjetër rast interesant është edhe Ilir Gavoci, i cili hyri në Australi në vitin 2014 me një vizë të përkohshme dhe që atëherë ka qëndruar këtu, pavarësisht se është përballur me akuza të rënda penale në Shqipëri.
Në vitin 2007, ai u dënua për vrasjen e dy personave në tavernën e tij në qytetin shqiptar të Shkodrës.
Megjithatë, ai nuk u arrestua kurrë për krimin dhe në vitin 2012, prokurorët në kryeqytetin shqiptarkërkuan anulimin e dënimit për shkak se Gavoci nuk ishte arrestuar kurrë për këtë çështje.
Në një shkrim të publikuar në “The Age” thuhet se sindikata e krimit të dhunshën të drejtuar nga emigrantët shqiptarë po shfrytëzojnë viza fallco për të hyrë në territor që më pas kontrolljnë tregun e kokainës atje.
Zyrtarët shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit kanë lëshuar paralajmërime të përsëritura në raportet konfidenciale të shpërndara në Punët e Brendshme se mafia shqiptare ka rrënuar në mënyrë strategjike sistemin e migracionit për më shumë se një dekadë për të ndërtuar sipërmarrje të fuqishme kriminale.
Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale paralajmëroi zyrtarët e Punëve të Brendshme se “Krimi i Organizuar Shqiptar” po përbënte një kërcënim të lartë për Australinë duke pasur parasysh aftësinë e saj për të shfrytëzuar programet e migracionit.
Gazeta në fjalë ka renditur si rast të rëndë përfshirjen e dy vëllezërve Diego dhe Albert Biba në ngjarje kriminalë.
Albert Biba mbërriti në Australi në gusht 2013 duke përdorur një pasaportë greke dhe një emër të rremë.
Por gjatë kohës që po mundohëj t’i fitonte letrat ai u përfshi në trafikun e droges, si dhe në një vrasje.
Në një tjetër rast interesant është edhe Ilir Gavoci, i cili hyri në Australi në vitin 2014 me një vizë të përkohshme dhe që atëherë ka qëndruar këtu, pavarësisht se është përballur me akuza të rënda penale në Shqipëri.
Në vitin 2007, ai u dënua për vrasjen e dy personave në tavernën e tij në qytetin shqiptar të Shkodrës.
Megjithatë, ai nuk u arrestua kurrë për krimin dhe në vitin 2012, prokurorët në kryeqytetin shqiptarkërkuan anulimin e dënimit për shkak se Gavoci nuk ishte arrestuar kurrë për këtë çështje.
Në maj 2020, prokurorët e Tiranës sekuestruan 400 mijë dollarë pasi një përson po I transferonte në llogarinë e Ilirit në Australi.
Burimi: “The Age”