![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/06/640-0-d43f89cd1e044528b9a0f4bf9dbd2cbb.png?fit=640%2C338&ssl=1)
“Magji të zezë” ndaj presidentit, arrestohet ministrja në Maldive
29 Qershor 2024
Policia në Maldive arrestoi ministren e Shtetit për Mjedisin, Fatima Shamnaz Ali Salim, njoftuan autoritetet vendase, ndërsa mediat raportuan se ajo akuzohej për ushtrimin e magjisë së zezë ndaj presidentit Mohamed Muiz.
Policia tha se Ali Salim u arrestua të dielën, së bashku me dy persona të tjerë dhe u mbajt në paraburgim për një javë, raportoi South China Morning Post. Sakaq, Policia lokale nuk komentoi raportet e mediave lokale se ministrja u arrestua për përdorimin e magjisë së zezë ndaj presidentit.
Sipas kodit penal të Maldiveve me shumicë myslimane, përdorimi i magjisë nuk është krim, por sipas ligjit islamik dënohet me gjashtë muaj burg.
Nga OraNews