Majko kërkon paqe në Kosovë pas padisë së Ramës për Haradinaj: – Vllau edhe të mërzit!

18/01/2020

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës dhe ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko ka marrë pjesë sot në takimin falënderues të Kosovës ndaj kontributit të Shqipërisë gjatë Luftës së viteve 1998-1999. Majko tha se nuk është koha që Kosova të falenderojë Shqipërinë, pasi vëllezërit duhet të jenë pranë njëri tjetrit në ditë të vështira. Këto deklarime të Majkos për pajtim, vijnë pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë ka ngritur padi ndaj Ramush Haradinajt.

Në fjalimin e tij, Pandeli Majko edhe pse nuk e ka përmendur emrin e kryeministrit Edi Rama, duket se ka kërkuar falje për tensionet e që kanë shkaktuar në Kosovë qëndrimet e kreut të qeverisë shqiptare. Majko  u shpreh se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të durojnë njëri-tjetrin, një mesazh ky që duket se i referohet pakënaqësisë së madhe që ka shkaktuar në Kosovë Edi Rama me padinë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe me projektin e Mini shengenit me Serbinë.
Ish-kryeministri Majko tha se “vëllau edhe të mërzit ndonjëherë” dhe në kontekstin e sherrit që ka hapur Edi Rama me Kosovën është vetëm kryeministri shqiptar ai që ka shkaktuar probleme për Kosovën.

Ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falenderoni sepse ne jemi ”vllau” dhe vllau edhe falenderohet edhe nuk falenderohet. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit. Si i thoni ju në Kosovë vllau si shkjau. Duhet ta durojmë njëri-tjetrin dhe të kutjojmë ato ditë të vështira që përcaktuan se kush jemi”, tha Majko.

Ai solli në vëmendje se si në vitin 1999 bashkë me liderët e tjerë në Shqipëri u bënë bashkë pavarësisht bindjeve të ndryshme politike. Majko tha se duhet të falim dhe të ndryshojmë për të qenë gjithmonë bashkë sepse Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë dot pa njëra- tjetrën.

Gazeta Koha e Jone