Nisma Ligjore e zj. Majlinda Bregu 2015
Jo më larg se një vit më parë, deputetja e Partise Demokratike Majlinda Bregu ndermori nje nismë ligjore, ku tentohej te shtohej nje dispozite tranzitore në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Ligji do detyronte administratorët e mediave online të pengonin publikimin e çdo komenti “që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi”. Nisma e zj. Bregu hasi ne rezistence dhe u shua pa zhurme. Sot duket sikur nisma e zj. Bregu po fshihet ne ndryshimin e nje tjeter ligji, nje ndryshim qe do i jepte dore cdo Politikani e me tej cdo keqberesi te ushtroje censure te ligjeruar mbi cdo media qe tenton te percjelle informacione publike.

Ndryshime ne Ligjin mbi Tregetine Elektronike, ose Bregu 2

Shqiperia ka nje ligj mbi Tregetine Elektronike, ose ate qe shumekush nga ne e njeh me emrin e-Commerce. Ligji eshte aprovuar ne 2009 dhe pershkruan disa koncepte dhe perben tentativen e pare te Shtetit Shqiptar per te rregulluar aktivitetin online. Aktualisht (sot dt 03.03.2016) ne faqen e Ministrise se Inovacionit, ishte publikuar nje njoftim per: Konsultim publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike, të ndryshuar”” (link). Nderkohe qe ju po mendoni cfare ka te beje Tregetia Elektronike me Bregun, ndryshimet e sugjeruara jane vetem nje tentative per krijimin e nje strukture qe ligjeron censuren!

Ndryshimet ne ligj zgjerojne pershkrimin e tregetise online dhe mbi informacionin qe percillet online.

Neni 2, Paragrafi i fundit pak pikës iii) të shkronjës a) ndryshohet si më poshtë:

Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë veprimtaritë ekonomike që konsistojnë në shitjen e mallrave online, në shërbimet e ofruara pa pagesë sic janë shërbimet që ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe shkarkimin e të dhënave në Internet; Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi. Veprimtaritë ekonomike ku shpërndarja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së informacionit.

Ndryshimet zgjerojne dhe pergjegjesit qe lidhen me mbajtjen dhe transmetimit te ketij informacioni online, por pika kulmore vjen me prezantimin e autoritetit te: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave” (ne nje ligj tregetar). Per ata qe nuk e kane parasysh rolin e Komisionerit te te Drejtes se Informimit dhe Mbrojtjes se te dhenave, kemi te bejme me nje autoritet qe eshte antiteza e te drejtes se informimit, dhe strofulla e mashtruesve qe duan te mos u ngele emri ne internet per denimet, kercenimet apo prapesite e tyre. Si shembull konkrat, nje individ qe i dergon nje SMS kercenuese per jeten nje Ministri, duke qene pjese e nje organizate politike, le te themi PD, ka te drejte te zhduke emrin e tij ne cdo media online qe e lidhin me kete akt kriminal. Kjo pasi komisioneri e konsideron Mbrojtje te Dhenash, dhe jo te Drejte Informimi. Tani qe kemi nje ide cfare roli praktik ka Komisioneri, Amendimi i rradhes percakton qarte qe ndryshimet ligjore po behen pikerisht per rolin e Komisionerit:

Në fund të nenit 7, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Në rast mos respektimi të detyrimeve të pikës 1 të këtij neni, marrësi i shërbimit, ka të drejtë të ankohet pranë autoriteteve zbatuese për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe/ose tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas rastit të shkeljes së konstatuar”.

Dhe nese je nje media online, nje hostues apo nje Internet Service Provider, ke kohe vetem 48 ore per te fshire materialin, pa te drejte apelimi apo kundershtimi:

Neni 6
Në fund të shkronjës d) të nenit 16 shtohet fjalia: “Në çdo rast veprimi për heqjen apo çaktivizimin e informacionit të ruajtur bëhet brenda 48 orëve nga marrja e informacionit”.

Mos u habisni qe heren tjeter qe dikush do nese lexoni diku Edi Rama eshte i papergjegjshem, Ilir Meta hajdut apo Sali Berisha i papergjegjshem, atehere kur te klikoni per lajmin tjeter ta gjeni faqen e bllokuar.

Neni 12

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

KRYETARI

ILIR META

video-meta-prifti

<style=”font-size:xx-small”>P.S Figura më sipër, mund të jetë, ose mund të mos jetë herën tjetër që e vizitoni këtë artikull