Majori anglez: Grekët kishin zili dhe urrejtje ndaj çamëve. –
Nga Nexhat Merxhushi
Një nga zyrtarët më të lartë të misionit anglez në Shqipëri, majori Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut, pohon se “gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen”.
Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim interesant që i afrohet të vërtetës, ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij: Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konsekuenca ka qenë gjithmonë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve”.
Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar “një urrjetje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi.
Ai vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullësie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Sipas majorit Palmer, nuk mohohet fakti që pati rreth 700 veta nga radhët e popullsisë çame që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve.
Nese Gjermanet me konferencen e Berlinit bene masakren e pare Anglezet e bene genocidin me te madh me konferencen e Londres. Ashtu sic ju luten shqipetaret Berlinit kur nuk kishte shtet shqipetare ,ashtu u luten edhe Anglezeve po kete rralle kishte shtet shqipetare.
Po shpresojme qe kete rralle te gjitha fuqite perendimore te jene me te vertete me popullin shqipetare per hire te se vertetes.