Maks Velo këshillon artistët: – Ja si ta shpëtoni teatrin nga shembja

29/07/19

Arkitekti i njohur Maks Velo, në studion e lajmeve në RTV Ora, tregoi se ka një mënyrë sesi teatri Kombëtar të shpëtohet nga shembja.

Sipas tij, artistët duhet të vendosin shfaqje në skenë, për të treguar se pavarësisht gjendjes, ai mund të funksionojë.

Për t’u shpëtuar duhet të rifillohet të jepen shfaqje. Nëse fillojnë dhe jepen shfaqje atëherë e kanë shumë të vështirë. T’u tregohet atyre se ky teatër që është tani është teatri më i mirë dhe në këtë gjendje që vështirë tani dhe me këtë presion që bëhet. Masat shtrënguese kanë filluar e kanë çuar Kiço London ke Turbina. Nuk e di çfarë reaksioni do të bëjnë. Janë veprime të turpshme, anti humane, anti artistike dhe ti presësh nga një artist është çudi e madhe”, tha Velo.

Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës teatri u hap për herë të parë për publikun me shfaqjen e Mehdi Malka, i cili mori shumë duartrokitje, ndërsa u ndje tejet i emocionuar që rikthej sërish në atë skenë, ku kanë performuar artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare.

Artistët kanë paralajmëruar vënien në skenë të veprave të tjera teatrale.

Gazeta Liberale