Maks Velo per Teatrin: – Se ne nuk jemi si Adhamudhi që i thoshte Lululeshes: Të dhemb krahu, prije.
Maks Velo per Teatrin: – Se ne nuk jemi si Adhamudhi që i thoshte Lululeshes: Të dhemb krahu, prije.
Arkitekti Maks Velo tha se është shumë gabim që aktorët japin prononcime për gjendjen e teatrit. “Aktorët mund ta vënë në dukje. Por si rregullohen është puna jonë si arkitektë. Jo aktorët të dalin të thonë me tallash e pa tallash. Të mos hyjnë në probleme teknike. Rama s’ka nevojë të mbledhë deklaratat e artistëve. Të japë deklaratat e veta. Po s’ka ç’të japë se ka 20 vjet që nuk vjen në teatër. Ju e mbani mend kur erdhi Rama kryeministër. E nisi me rregullimin e kryeministrisë. E shumë mirë bëri. Por ai bëri atë tavanin me hekura. Ministria e futi në mbrojtje dhe e hoqi nga trashëgimia. Pra, nuk mund ta lëmë të bjerë meqë do ndihmë. Se ne nuk jemi si Adhamudhi që i thoshte Lululeshes: Të dhemb krahu, prije. Shembuj ka sa të duash. Ai ka marrë Marko Petreskin dhe po e bën Dajtin dhe Bankën. Pra, po të dojë e bën Petreski”, u shpreh Velo.
Nga: Fatmira Nikolli