Maks Velo, sjell “Përkthyesi”-n, librin për vitet e burgut: Spaçi ishte një çmendinë… –
Maks Velo, sjell “Përkthyesi”-n, librin për vitet e burgut: Spaçi ishte një çmendinë…
“I kam shkruar këto gjëra që të kuptoni se Spaçi nuk ishte ashtu si jua thonë juve. Spaçi ishte një çmendinë.
Një gjë shumë e vështirë. Atje vërtet kishte njerëz që ishin kundërshtarë të regjimit , por edhe konturi i shumtë ishte anormal sepse vetë jeta e bënte të tillë”, tha Maks Velo gjatë promovimit të librit në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
“Në burg kishte karaktere të ndryshme. Ishte një botë më vete që mundohem sa kam mundësi ta zbërthej.
Sigurisht që letërsia e burgut ka shumë gjëra të mira, sikurse ka edhe pjesën më të madhe një letërsi individuale për të treguar jetën e tyre, por pa këtë letërsi nuk mund të kuptojmë diktaturën.
Pa disa nga këto vepra të rëndësishme nuk mund të kuptohet diktatura. Arti ka një forcë direkte që është mbi dokumentet”, tha Velo.