Maks Velo: Teatri restaurohet shumë bukur, vë jetën time si garanci. –
Maks Velo: Teatri restaurohet shumë bukur, vë jetën time si garanci. –
17/07/2018.
Vazhdon protesta e artistëve dhe qytetarëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Arkitekti Maks Velo, ka marrë fjalën mbrëmjen e sotme duke thënë se debati duhet ngushtuar vetëm në mbrojtjen e Teatrit dhe të mos merren me problemet e Tiranës.
“Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 100 probleme të Teatrit. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptarë. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është, Nuk mund të flasim ne për probleme e Tiranës”, tha Maks Velo.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/