Maliqi thërret Lleshajn në interpelancë: – Drogë mund të gjejmë edhe në tarracat e ministrive

– 15/10/20 |

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti Lefter Maliqi. Maliqi ngriti shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale në vend, atentatet mafioze si dhe ekzekutimet për çështjet e kanabisit, siç ishte rasti i dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Ai tha se në kushtet aktuale ku kanabisi është përhapur në të gjithë vendin, “dhe në tarracat e ministrive mund të gjejmë parcela droge ndonjë ditë.

Por Lleshaj iu përgjigj me ironi Maliqit pas konstatimeve të këtij të fundit duke deklaruar se ndihet keqardhje që policia kishte humbur një ekspert: “Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë të krimit përkundrazi ajo ka sot situatën më të mirë të rendit dhe sigurisë së saj. Pikë!“

Lleshaj tha se refuzon përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë

““Nuk dua të mohoj as ngjarjet e rënda kriminale por dua të ftoj seriozisht ata që e kanë seriozisht sigurinë e vendit të mundohen për të kuptuar tendencën e kriminalitetit në Shqipëri. Eshtë fakt që nuk mund të diskutohet që të gjithë treguesit negativë janë në rënie të panjohur më parë. Ruajtja e këtyre tendecave është sfida dhe objektivi ynë kryesor. Është fakt se niveli i goditjs dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Shumë lëmshe të ngatërruara ndër vite të krimit po zbulohen përditë. Refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë në një kohë që niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi psaur në këto dekada ndonëse larg pritshmërive tona”, vijoi ai.

Ministri i Brendshëm kërkoi që të mos bëhej politikë me krimin.

“Me gjithë përpjekjen sistematike të disa segmenteve të politikës dhe medias përkatëse për të mbajtur të gjallë një psikozë artificiale të krimit të shtuar në vend, realiteti flet të kundërtën. Do të kërkoni më kot një model të ngjashëm në botë ku një mori mediash sociale e grupimesh politike prakitikisht jetojnë me kronikën e zezë të vendit duk e kthyer në komunimi qëndror në publik. Tre herë më i lartë, 300% më i lartë është numri i vrasjeve në Letoni sesa në Shqipëri, e cila është vend i BE-së, sipas EUROSTAT”, shtoi Lleshaj.

Lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe para disa ditësh, ministri i Brendshëm iu përgjigj opozitës duke theksuar se bën politikë me krimin për interesa elektorale.

“Dy të rinj u ekzektuan më Malësi të Madhe për shkak të kultivimit të kanabisit, prandaj 25 prilli është dita kur Rama të lajë borxhin e hakun e dhimbjes që u ka shkaktuar shqiptarëve e familjeve të tyre”. Ja kështu shprehej një zëdhënës i opozitës, është për fat të keq parapolitikë, në rastin më të mirë përdorimi i krimit si argument elektoral. Ngratërrim fatal dhe i papranueshëm, aq më keq tingëllojnë këto argumente në gojënj e atyre që janë autroët përgjegjës për shifra tronditëse të krimit në periudhën e qeverisjes së tyre.

Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë përpjekjes për zgjidhje, të heshtin se ata që janë djegur një herë s’mund të jenë më alternativë, si e thotë një poet i madh “kush është djegur s’mund të ndizet më”. Mezi janë arritur të shkrepen dy foto për disa bimë, tani kanë filluar të paraqesin në media filmime të marra nga policia në kuadër të operacioneve policore. 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të goditjes së kultivimit të kanabisit”, tha Lleshaj.

Gazeta Mapo