Manastiri i Ravenës, një mrekulli e Gjirokastrës!
10 Shtator 2024
Fotot dhe teksti nga Fation Plaku.
Keni dëgjuar ndonjëherë për Manastirin e Ravenës? Ndodhet në Gjirokastër, qytet i madh me bukuri të pafundme, ka edhe të fshehtat e tij, që njihen duke u treguar.
Dhe Fation Plaku, na njeh me skutat më të veçanta, të vendit tonë.
Kështu na tregon edhe për Manastirin e Ravenës, ndërtuar në vitin 1600.
“Manastiri i Ravenës ndodhet 300m sipër fshatit Goranxi. Manastiri i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” dhe kremton nga data 15 gusht.
Manastiri është ndërtuar në vitin 1600.
Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore.
Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”, shkruan plaku në instagramin e tij.
Si një promovues i turizmit tregohet me fotot artistike për një nga vendet që ende nuk janë shumë të njohura, apo trend, por në një të ardhme jo fort të largët do të pushtohen nga turistët