Manastiri i Shën Marenës, Pogradec. –
Manastiri i Shën Marenës, Pogradec
Manastiri i Shën Marenës, Pogradec Është shpallur monument kulture në vitin 1948 me Dekretin nr. 586, dt.17.03.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve te kultures dhe sendeve te rralla”, aprovuar me Ligjin nr.609, dt.24.05.1948 dhe Dekretin nr.4874, dt.23.09.1971. Ndodhet në veri të fshatit Llëngë, zona e Pogradecit, me një pamje dominuese në majë të malit mbi lumin Shkumbin. Kisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë. Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjerë dhe 4 m të lartë. Ikonostasi është gdhendur me motive luleje. Pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave,Kostandin Shpatarakut. Foto: QKIPK 2014.
Huazuar nga FB: QKIPK.