Manastiri i Shën Prodhromit, Voskopojë, Korçë

Monument Kulture,
Manastiri i Shën Prodhromit është ndërtuar në një pozitë natyrore piktoreske. Të dhënave të përftuara njoftohemi se ndërtimi i kishës së Manastirit është realizuar në harkun kohor që përfshin vitet 1632 – 1634, ndërsa pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659 , të cilat mendohet se janë vepër e murgut Andoni i Shipckës.

Kisha e Manastirit të Shën Prodhromit është e tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidale. Ajo përbëhet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, i shtuar në një kohë më të vonë.


Nga:  DRKK Korçë