Manastiri i Mesopotamit – Finiq, Sarande
Manastiri i Mesopotamit ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mespotam në rrethin eSarandes, fare pranëFiniqit . Ne fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar Kisha e Shen Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha që ekziston akoma. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të mëdha. Mure e jashtme janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj.
Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm. Zbukurimet murale janë në forma të ndryshme përmendim: një shqiponjë dy dragoi dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhet një kafshë mitologjike.
Kisha ka një sallë të madhe brenda dhe dy të vogla. Mozaiku i sallës i ruajtur akoma paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të ketë humbur shumë vlera.