Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ende ruan tradita shqiptare

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari, që shquhej për arkitekturën unike dhe gjuhën e vecantë. Gjurmët  shqiptare vazhdojnë të shfaqen akoma në shtete të ndryshme të Ballkanit e kësaj rradhe në shtetin bullgar. Mandrica është fshati i krijuar nga tre vëllezër ortodoksë  shqiptarë gjatë vitit 1636. Sipas miteve greke në malin e Orfeut mitik,  Mandrica dhe Arda takohen së bashku për t’u bashkuar në Detin Egje edhe nga kohëra të lashta ka legjenda për popujt që kanë lënë trashëgiminë e tyre në ato toka.Mandrica ndodhet  në ekstremin lindor të maleve të Rodopës. Ky fshat ka impresionuar gjithmonë me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe gjuhën e cuditshme me të cilën komunikonin, shqip, ndryshe nga gjuha e fshatrave për rreth,që ishte bullgarishtja.

Fshati Mandricë u krijua nga tre vëllezër  barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata udhëtuan nëpër parajsën e Edirit, ku mund të gjenin një vend të përshtatshëm për të vendosur familjet dhe  kopetë e tyre. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Në vitin 1708, një nga kishat e para në Rodope u ndërtua në Madrica me emrin “Shën e Diel”. Një shekull më vonë, në 1835, kisha “Shën Dimitari.

Në shekullin e XIX Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës”, ku shumica e të cilëve fliste edhe greqisht. Aktivitetet kryesore që ushtronin  ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në fshatin  shqiptar në Bullgari mund të shohim një arkitekturë unike të kombinuar me gjuhën lokale dhe fotografitë e vjetra, duke krijuar ndjenjën e udhëtimit prapa në kohë. Në vitin 1929 ndodhi një valë  e re shqiptarësh që u vendosën në fshat.Mandrica  fshati me origjinë shqiptare, është ndër më të rrallët në të gjithë Bullgarinë, ku edhe pse janë një numër i vogël banorësh kanë ruajtur  me fanatizëm gjuhën, traditat dhe këngët shqiptare edhe në ditët e sotme.

e.t./dita