Manjani nuk kursen ironinë ndaj kryeministrit: – Po me “emigrantët” shqiptarë në Dubai kur e ka lënë takimin?
28 Maji 2024
Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare, ku deri më tani ka mbajtur tubim me emigrantët në Athinë dhe Milano,teksa së shpejti do të shkojë në Londër.
Nisur nga kjo, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar takimet e Ramës, teksa shkuan një postim në “Facebook”, se kur e ka lënë takimin me ‘emigrantët’ e Dubait.
“Po me “emigrantët” shqiptarë në Dubai kur e ka lënë takimin Ai?”, shkruan në Facebook Manjani.
Kujtojmë që në Dubai, jetojnë një pjesë e madh e të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, pasi vendi ynë nuk ka marrëveshje Ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.