4 Dhjetor 2024

Ylli Manjani duke u folur te miratimi i njëanshëm i buxhetit të shtetit nga mazhoranca socialiste, Manjani theksoi se problemi i Shqipërisë është te mendësia tërësisht e gabuar me të cilën qeveriset.

Sipas Manjanit, ‘Shqipëria sot edhe për 8-9-10 vitet e ardhshme ka nevojë të prodhojë dhe ka nevojë për një mendësi tjetër për një të djathtë reale që të merret me tre gjëra themelore, me familjen, pronën dhe ekonominë. Këto janë tre gjëra që Shqipëria ka probleme esenciale’.

Manjani: Nuk është çështje e një ligji buxheti, i këtij buxheti apo i atij që do vijë vitin tjetër, por është çështje se si qeveriset vendi. Çfarë modeli qeverisës do të vendosësh në vend.

Të keqen nuk e shoh te ky buxhet, por te mendësia tërësisht e gabuar me të cilën qeveriset Shqipëria. Shqipëria sot edhe për 8-9-10 vitet e ardhshme ka nevojë të prodhojë dhe ka nevojë për një mendësi tjetër për një të djathtë reale që të merret me tre gjëra themelore, me familjen, pronën dhe ekonominë. Këto janë tre gjëra që Shqipëria ka probleme esenciale.

Nuk i thua dot shqiptarit mos e braktis Shqipërinë nqs s’ka punë, nqs prona është e pasigurtë, nqs investimi nuk është i sigurtë.

Kam mësuar këto ditë se në Shqipëri ka depozita marramëndëse eruosh nëpër banka që flenë  dhe rrinë aty dhe ky është problem qeverisës.

Fakti që rrinë në bankë dhe nuk xhirojnë në ekonomi, do të thotë që ekonomia nuk funksionon, që shteti nuk jep garanci, që ligji ka probleme, që s’ka ide dhe qeveria nuk i orinteon ashtu siç duhet pasi i ka orientuar vetëm te ndërtimi.

Këto janë ato absurditete të një tregu ku ndërhyhet në të dhe keqorientohet ekonomia keqorientohet paraja. Buxheti i shtetit duhet të nxisë përdorimin e këtyre parave që janë në bankë. Kjo është bota kapitaliste dhe kjo është ekonomia që mungon dhe kjo ka krijuar një ekonomi parazitare.

Buxheti i shtetit duhet të ndihmojë gjenerimin e ekonomisë. Nqs ekonomia rritet do të ketë nevojë për shkolla më të mira, për spitale më të mira.

Debati në Shqipëri nuk është thjeshtë mbi një buxhet por mbi një model dhe në këtë kuptim Shqipëria ka nevojë për një të djathtë që të mendojë realisht djathtas, që ta orientojë Shqipërinë drejt prodhimit, drejt ekonomisë, drejt një zhvillimi, drejt një qarkullimi të parasë dhe kapitaleve dhe jo drejt fjetjes, drejt dremitjes.