![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/Maqedonia-e-Veriut-do-Ukrainen-me-tanke-dhe-aeroplane.jpg?fit=851%2C503&ssl=1)
Maqedonia e Veriut pritet të ndihmojë Ukrainën me tanke dhe avionë! Kievi: – Kombet e vogla po tregojnë më shumë guxim se…
6 Gusht 2022.
Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke dhe aeroplanë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit të vazhdueshëm të Moskës, tha të shtunën ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak.
“Shumë kombe të vogla po tregojnë më shumë guxim se gjysma e vendeve të G20-ës, si për shembull Maqedonia e Veriut, duke i dhënë Ukrainës një “shpatull mbështetëse”, në formën e tankeve dhe avionëve,” shkroi Podolyak në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, një vend i vogël ballkanik, konfirmoi javën e kaluar se do të furnizonte Ukrainën me tanke të epokës sovjetike, por nuk ka deklaruar ende asgjë për dërgesat e avionëve.