Mara e Vogel – motra e Skanderbegut ne krijimtarine folklrike. -” … Vjen si hallë e vjen si motër, hyn n’do shpi e rrin n’çdo votër, …”
Mara e Vogel – motra e Skanderbegut ne krijimtarine folklorike. – “… Vjen si hallë e vjen si motër,
hyn n’do shpi e rrin n’çdo votër, …”
Shenim nga Agron Luka.
Prof. Gjergj Preluca, nga mbledhje shënimet folklorike të babës së tij, gjatë një bisede tavoline kafeje, papritmas na recitoi me memorie të lirë, një lloj pjese vjershë, ku përkujtohej e motra e Gj. K. Skanderbegut!
Prof. Qamil Gjyrezi, i vëmendshëm menjëherë e regjistroi dhe ma dha edhe mua me celular.
Ja rregjistrimi:
N’at Frashnisht ku gjëmon vala,
nuk ka javë që nuk vjen Mara,
thonë, len vorrin n’ terrinë,
edhe niset për cektinë,
për me ardhë me pa Malcinë.
Vjen si hallë e vjen si motër,
hyn n’do shpi e rrin n’çdo votër,
Mara e Madhe e Mara e Vogël.
Kështu duke e dijtë se Mara Kastrioti ishte martue me Stefan Cernojevićin, pjestar i “Këshillit Konfederativ të Princave albanë – epirotë, ilirikë sllavojugorë dhe Qyteteve Komuna & Rep. Venedikut”, po komentoj diçka.
Qendra dhe vendodhja e Stefan Cernojeviçit ishte qyteti i vogël port Zhabjaku. Kur vdiqën Stefani dhe Mara u varrosën në një manastir kishë të vogël në ishullin Kom, ku ishte edhe Kisha e Shën Mërisë. Ky ishull në verë kur shterron uji, kalohej edhe në kambë.
Foto: Kisha ku eshte Varri i Mares, motres se Skenderbeut.
Me sa duket, ky varr duhet të ketë qenë vend pelegrinazhi edhe nga malësorët e Malësisë së Madhe, por ruen edhe kujtimin e ish lidhjeve të hershme. Dhe këtëve tregon edhe simbolika ku Mara e Madhe/Sh’Mrija mama e Krishtit dhe Mara e Vogël /motra e Sknderbegut, si hije t’unifikuene, ngrihen edhe nga Vorri, “me pa shpi për shpi Malcinë e Madhe”…
E vjetër apo krijim mâ i ri, mjaft prekëse dhe vendosa ta ndaj me ju miq të fb…
Huazuar nga FB: Agron Luka.