Mariana Leka
Mariana Leka
Mariana Leka u lind në Shkodër, më 27 nëntor 1961. Zëri i saj u rrit dhe u shkollua në Fushë-Arrëz. Me ëndrrën për t’u bërë soliste iu fut Akademisë së Arteve nën mbikëqyrjen e sopranos “Artiste e Merituar” Edit Mihalit. Fillimisht ishte në kor e më vonë, në vitin 1991, spikati si soliste. Studioi gjithashtu për muzikë në Akademinë e Mantovas (Itali) nën udhëheqjen e sopranos Katia Ricciarellit. Që nga ajo kohë ka interpretuar më shumë se 30 role operistike. Është vlerësuar me shumë çmime sikurse “Çmimi i parë” në konkursin ndërkombëtar të Operës Italiane (1996), apo “Çmimi i parë Marije Kraja” në Festivalin Operistik Shqiptar (1999). Gjithashtu ajo është vlerësuar si “Qytetare Nderi” e Pukës.
***
“Pas suksesit te madh ne Victoria Hall te Gjeneves, muzikologu austriak Kurt Spanier shkruan ne shtypin vienez per sopranon shqiptare Mariana Leka dhe interpretimin e shkelqyer të Desdemones (Otello-Verdi), ne Teatrin e Operes ne Tirane, duke e cilesuar si nje nga interpretueset me te mira te ketij roli e po ashtu te roleve pucciniane. Per muzikologuan austriak, Mariana Leka eshte interpretuesja me e mire e Mimise te “La Bohème” e Puccini-t”.
Nga Edlira Dedja