Marin Mema i thote Rames: – “Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin te media
Marin Mema i thote Rames: – “Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin te media
1 dhjetor 2019
Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është shoqëruar me një replikë mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe gazetarit Marin Mema.
Rama pjesën më të madhe të fjalimit merrej me mediat.
Madje në një moment ai tha që hatanë po e bëjnë mediat.
“Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim”, tha Rama.
Nga ana tjetër Marin Mema tha:
“Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin te media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, si çdo sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Media nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.”
Rama replikoi:
“Pak më tolerant me mendimin e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Eshtë skandaloze e përsëris. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur? Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet, por marr raportet, dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës”
d.a. / dita