Marrëveshja e Lulzim Bashës me aleatët/ Zbulohen detaje nga dokumenti që do të dorëzohet në KQZ
Marrëveshja e Lulzim Bashës me aleatët/ Zbulohen detaje nga dokumenti që do të dorëzohet në KQZ
24 shkurt 2021
Të tjera detaje janë zbuluar lidhur nga marrëveshja e kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët.
Në dokumentin që do të dorëzohet në KQZ nuk do të ketë të përcaktuar me numër se sa mandate apo në çfarë niveli përfaqësimi do të jenë partitë aleate në listat e kandidatëve që do të hartohen në 5 mars.
Në marrëveshje PD zotohet se aleatët do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore. Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit.
Kandidatët në listë duhet të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive, njësoj siç u veprua në 2017-ën. Këtë të mërkurë është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Agron Duka do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet e vendit, dhe do të ketë një vend në listën e sigurte për deputetë.
Marrëveshjen e ka arritur më herët edhe kreu i PR-së Fatmir Mediu, i cili ishte i fundit që negocioi me kryedemokratin Basha. Surpriza e koalicionit opozitar ishte rikthimi në një front me PD-në i Bamir Topit, ku partia e tij FRD ishte rreshtuar në aleancë me PS-në në zgjedhjet e shkuara. Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.
Gazeta Panorama