Marrëveshja e Ramës me Melonin është Personale dhe jo Shtëtërore
11 Nentor 2023
Nga Sherefedin Shehu
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, të cituar me poshtë, ajo nuk është:
1. Instrument i hartuar sipas së drejtës ndërkombëtare publike,
2. Miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave para nënshkrimit të saj
3. Negociuar dhe nënshkruar kundrejt “Plotfuqishmërisë” të lëshuar nga autoriteti kompetent
4. Përgatitur nga ministritë, institucionet dhe entet publike të përcaktuara me ligj
5. Nënshkruar me autorizim të lëshuar nga Presidenti i Republikës.
6. Përgatitur nga ministria kompetente për zbatimin e marrëveshjes
7. Bazuar në mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara, dhe domosdoshmërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Integrimit Europian
8. Pranuar nga ministritë dhe institucionet e interesuara kundrejt një relacioni që përmban:
a) arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes;
b) përparësitë dhe rezultatet e pritshme;
c) efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i saj;
ç) përputhshmërinë me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, si dhe me acquis të Bashkimit Europian;
d) evidentimin dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare, si dhe autoritetin përgjegjës për përgatitjen e tyre.
9 – Negocuar nga një delegacion i përcaktuar nga ministria kompetente me përfaqësues të ministrive të interesuara.
10. Miratuar në parim, nga Këshilli i Ministrave, me propozimin ose bashkëpropozimin e ministrisë/ve kompetente, pas negociatave ku të jenë paraqitur:
a) projektvendimi për miratimin në parim;
b) tekstii i marrëveshjes në gjuhën e negociuar;
c) teksti i marrëveshjes, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të certifikuar nga Ministria e Drejtësisë;
ç) mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara;
d) relacioni shpjegues, sipas pikës 4, të nenit 8, të ligjit për mrrëveshjet ndërkombëtare.
11. Përcaktuar nëse hyn në fuqi me nënshkrim apo do të ratifikohet
12. Specifikuar që do të trajtohet nga normat e së drejtës ndërkombëtare, të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë, për shkak te pabazueshmërisë në ligjin për marrëveshjet.
Për ndonjë paqartësi mund të referoheni në dispozitat e aplikueshme nga Ligji Nr. 43/2016
“Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, si më poshtë:
Neni 3 – Përkufizime
dh) “Marrëveshje ndërkombëtare” është instrumenti i hartuar sipas së drejtës ndërkombëtare publike, që lidhet ndërmjet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të tjera apo organizatave ndërkombëtare, pavarësisht nga forma dhe emërtimi i tij.
e) “Miratim në parim” është akti, me anë të të cilit Këshilli i Ministrave miraton projektet e marrëveshjeve të paraqitura nga ministritë kompetente para nënshkrimit të tyre.
f) “Plotfuqi” është dokumenti që lëshohet nga autoriteti kompetent i Republikës së Shqipërisë, që autorizon një ose disa zyrtarë të përfaqësojnë shtetin apo Qeverinë në zhvillimin e negociatave, parafimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Neni 4 – Përgatitja e marrëveshjeve ndërkombëtare
Projektet e marrëveshjeve ndërkombëtare përgatiten nga ministritë, institucionet qendrore e vendore, si dhe entet publike, në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.
Neni 5 – Subjektet e marrëveshjeve ndërkombëtare
2. Marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës.
Neni 8 – Propozimi i projektmarrëveshjes ndërkombëtare
2. Kur palët kanë rënë dakord për nevojën e lidhjes së një marrëveshjeje ndërkombëtare, ministria kompetente për zbatimin e marrëveshjes përgatit projektin që do t’i propozohet palës tjetër.
3. Për hartimin e projektmarrëveshjes, ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara, si dhe në çdo rast mendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave, kur marrëveshja ka efekt financiar, si dhe Ministrisë së Integrimit Europian, kur marrëveshja ka lidhje me acquis të Bashkimit Europian.
4. Kërkesa për mendim shoqërohet nga projekti në gjuhën shqipe, i certifikuar, dhe angleze, si dhe një relacion shpjegues, i cili duhet të përmbajë:
a) arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes;
b) përparësitë dhe rezultatet e pritshme;
c) efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i saj;
ç) përputhshmërinë me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, si dhe me acquis të Bashkimit Europian;
d) evidentimin dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare, si dhe autoritetin përgjegjës për përgatitjen e tyre.
Neni 9 – Zhvillimi i negociatave
2. Para zhvillimit të negociatave të drejtpërdrejta, ministria kompetente përcakton përbërjen dhe kreun e delegacionit, kohën dhe vendin e zhvillimit të negociatave. Në përbërjen e delegacionit, krahas përfaqësuesve të ministrisë/ve kompetente, mund të ketë përfaqësues të ministrive të interesuara.
Neni 10 – Miratimi në parim
1. Pas përfundimit të procesit të negocimit, projektmarrëveshja ndërkombëtare miratohet, në parim, nga Këshilli i Ministrave, me propozimin ose bashkëpropozimin e ministrisë/ve kompetente.
2. Propozimi për miratimin, në parim, të marrëveshjes përmban:
a) projektvendimin për miratimin në parim;
b) tekstin e marrëveshjes në gjuhën e negociuar;
c) tekstin e marrëveshjes, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të certifikuar nga Ministria e Drejtësisë;
ç) mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara;
d) relacionin shpjegues, sipas pikës 4, të nenit 8, të këtij ligji, përfshirë argumentet për pranimin ose jo të propozimeve e të vërejtjeve të ministrive të interesuara.
Neni 20 – Hyrja në fuqi me nënshkrim
2. Hyjnë në fuqi me nënshkrim kryesisht marrëveshjet me karakter teknik, brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë/ve kompetente dhe kur palët bien dakord.
Neni 37 – Dispozita të fundit dhe kalimtare
Çështjet që nuk janë rregulluar në këtë ligj do të trajtohen nga normat e së drejtës ndërkombëtare, të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë.
/ CNA