Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari Gjerman, Olaf Scholz dolën dje me të njëjtin qëndrim sa i takon luftës në Ukrainë. Ata thanë se Kievi duhet të sulmojë bazat ushtarke brenda në Rusi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit ndërministror franko-gjerman, Emmanuel Macron doli me një hartë në dorë të kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë. Kreu i Elysee u tregoi gazetarëve bazat nga ku nisin sulmet kundër Ukrainës. Të cilat shpesh fshihen pas kufirit, pikërisht në territorin rus.

Presidenti francez shtoi se “ne nuk duhet të lejojmë” Kievin “të godasë objektiva të tjera përveç atyre, sigurisht që nënkuptoj objektiva civile apo objektiva të tjera ushtarake”.

Por ndërkohë, miratimi i qartë nga presidenti francez i propozimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të rishqyrtuar kufizimet ndaj sulmeve ukrainase, duke përfshirë edhe armët e NATO-s në territorin rus, e ka detyruar gjithashtu kancelarin gjermane të marrë një pozicion.

Kancelari gjerman Scholz kujtoi Kartën e Kombeve të Bashkuara që garanton të drejtën për vetëmbrojtje për çdo vend anëtar. Me pak fjalë, Ukraina “është sulmuar dhe ka të drejtë të mbrohet”. Fjalë që i bëjnë jehonë atyre të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell. Shefi i punëve të jashtme evropiane kishte përmendur gjithashtu Kartën e OKB-së për të kujtuar të drejtën për vetëmbrojtje të një vendi të sulmuar. Por, drita jeshile nga dy peshat e rënda si Franca dhe Gjermania për sulmet e synuara ndaj pozicioneve në territorin rus është një lajm i rëndësishëm./La Repubblica

Shqiptarja.com