Marrëveshja me Italinë për emigracionin, Soreca: – Ka vlerë politike dhe jo ligjore!
9 Nentor 2023
Ambasadori Luigi Soreca thotë se marrëveshja me Italinë për menaxhimin e emigrantëve për momentin nuk ka vlerë ligjore, por politike.
Sipas ambasadorit, konsultimet për këtë marrëveshja vazhdojnë ende dhe se të dyja palët duhet ta kthejnë në ligj.
Ai u shpreh se ka ende detaje që duhet të identifikohen, ndërsa theksoi se BE dhe shtetet anëtarë mund të bashkëpunojnë me vende të tjera për emigracionin duke respektuar zbatimin e legjislacionit të BE dhe konventave ndërkombëtare.
“Konsultimet janë në vijim e sipër. Ky është tekst i parë dhe duhet të kthehet në ligj nga të dyja palët. Këtu ne do të bëjmë vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen identifikuar. Për momentin është e parakohshme të japim vlerësim për dokumente që për momentin kanë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe shtetet anëtarë mund të bashkëpunojnë me vende të tjera për emigracionin duke respektuar zbatimin e legjislacionit të BE dhe konventave ndërkombëtare”, u shpreh Soreca.