Marrëveshje Rama-Basha? Shokon Ylli Rakipi: – Meta do arrestohet.
Marrëveshje Rama-Basha? Shokon Ylli Rakipi: – Meta do arrestohet.
04/07/19
I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, gazetari Ylli Rakipi tha se po diskutohet në fshehtësi për një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe se pjesë e skenarit është arrestimi i Ilir Metës dhe krijimi i një qeverie të përbashkët Rama-Basha që do qeverisë për 10 vite.
Pjesë nga biseda:
Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?
Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpjegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë “Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg”. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.
Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës…
Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thashë: Kur, para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas? Pas – më tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet. Merkeli do ulet, do t’i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja. Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetrit. Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes. Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.
Gazeta Liberale