Mars, Rama: “Nuk na duhen maskat”! Tetor, Rama: “Asnjë nuk lejohet pa maska”!

11/10/2020

Qeveria mori vendimin se duke filluar nga data 15 tetor 2020 maskat do të jenë të detyrueshme kudo, por vetëm në restorante dhe bare jo.

Por çfarë e ndryshoi mendimin e kryeministrit Edi Rama, pasi ishte ai me zë dhe figurë që deklaronte nga foltorja e Kuvendit në mars të këtij vitit se maskat janë shpenzim i kotë pasi nuk na mbrojnë nga virusi Covid-19. Ndërkohë dje sipas Ramës duke filluar nga dita e enjta të gjithë do të mbajmë maskë, ndryshe do penalizoheni me gjobë.

Apo lidhet me akuzën e sotme të numrit dy në LSI, Petrit Vasili i cili akuzoi se kjo gjë po bëhet për ti krijuar xhiro disa milionë euro një kompanie afër kryeministrit që ka sjellë miliona maska e që duhen shitur. Pra populli detyrohet me dhunë të blejë maskat e këtij privati!

K. Jone