Mary Edith Durham (1864 – 15 Nëntor 1944). –
Mary Edith Durham (1864 – 15 Nëntor 1944). –
Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve. Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe.
Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre. Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve.