‘Masakra’ e shpërbërjes së magazinave shtetërore për t’i kthyer në parqe argëtimi në Lundër. – Shtet pa rrezerva Shtetërore
15 Tetor 2023
Skandalet nga dora e qeverisë Rama nuk kanë të ndaluar për tjetërsimin e aseteve dhe pronave publike në vendin tonë.
Në një raport të fundit të publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me magazinën më të madhe të rezervave të grurit dhe karburantit në raste emergjence që Shqipëria të përballojë dëmet nga fatkeqësitë natyrore.
Në një kontroll nga KLSH në bazën e Lundrës, pranë aksit rrugor Tiranë-Elbasan, raportohet se deri më datë 31 dhjetor 2022 situata paraqitet alarmante, pa asnjë gramë rezerva gruri dhe litër karburant.
Ndonëse ligji parashikon që një stukturë prej 300 ton grurë dhe 100 mijë litra karburant, duhet të jenë në ccdo rast për të përballuar situatat e papritura që mund të gjendet vendi ynë.
Investigimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit:
Deri në 31 dhjetor të 2022 gjendja grurit dhe karburanteve në magazinat e rezervave të shtetit ishte zero, edhe pse sipas ligji kjo strukture duhet të ketë të disponueshme në çdo kohë 300 ton grurë dhe 100 mijë litra karburant për të përballuar situatat e ndryshme.
Ndërkohë një plan i qeverisë për ndërtuar një kompleks argëtimesh dhe sportiv, i ka vënë praktikisht drynin bazës më të madhe të rezervave të shtetit në vend që gjendet në Lundër të Tiranës. Kjo bazë përveç se është më e madhja dhe më e rëndësishmja, është e vetmja ku magazinohen mallrat ushqimorë për furnizimin e popullsisë civile për rastet e motit të keq, katastrofave natyrore, si përmbytje apo tërmete e deri në raste lufte. Po ashtu këto magazina shërbejnë edhe për ruajtjen e materialeve zgjedhore.
Sipas KLSH baza e Lundrës rezulton me një sipërfaqe prej 95,320 metër katror truall dhe ka një pozicion mjaft të favorshëm për veprimtarinë. Ajo ndodhet shumë pranë aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Kërkesa për këtë transferim është iniciuar nga Fondi shqiptar i zhvillimit, i cili i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes për dijeni kryeministrisë, ku kërkohet dakordësia për realizimin e projektit.
Fondi thotë se zona ku planifikohet investimi është në gjendje të degraduar dhe ka humbur funksionin parësor atë të rezervave të shtetit dhe transformimi i kësaj hapësire është tepër i nevojshëm për ta bërë sa më të aksesueshme nga të gjithë, por dhe si pjesë integrale e zonave të banimit që janë krijuar vitet e fundit pranë kësaj zone.
Impakti që pritet të ketë projekti sipas Fondit shqiptar të zhvillimit konsiston në krijimin e një hapësire argëtuese të aksesueshme nga vizitorët por dhe banorët pranë me qëllim sigurimin e infrastrukturës në këtë zone… Ndonëse jo plotësisht si në rastin e inceneratorit të Elbasanit ku disa vendime u morën brenda një ditë, edhe për tjetërsimin e bazës së rezervave të shtetit në Lundër nga ministria e mbrojtjes tek fondi shqiptar i zhvillimit, instucionet e përfshira kanë dhënë përgjigje pozitive po brenda ditës.
Kështu KLSH konstaton se në 6 tetor 2022, ministria e mbrojtjes i ka kërkuar drejtorisë së përgjithshme së rezervave materiale të shtetit prononcim në lidhje më transferimin e këtij aseti publik. Po në këtë ditë kjo drejtori i është drejtuar degës së Tiranës, e cila nga ana e saj po në 6 tetor ka kthyer përgjigje pozitive parimisht. Kontrolli i lartë i shtetit konstaton se institucioneve nuk u është nevojitur kohë për vlerësimit të situatës dhe kthimin e përgjigjes, pavarësisht rëndësisë që kjo vendimmarrje kishte. Vetëm 6 ditë më vonë Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të shtetit ka ri-cilësuar përgjigjen dhe se shprehet “parimisht dakord” për transferimin e pronës pranë Fondit shqiptar të zhvillimit, por me kusht që ky i fundit të ndërtojë hapësira magazinuese si dhe zyrat ku do të zhvillohet aktiviteti administrativ i brenda ambienteve ku aktualisht ndodhet Agjencia Lundër.
Në vijim në 12 dhjetor 2022 është miratuar VKM për ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i bazës së rezervave të shtetit në Lundër, për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv.
Më 08 shkurt 2023 ministri i mbrojtjes Niko Peleshi ka lëshuar urdhrin për nxjerrjen e akteve përkatëse për dorëzimin me komision dhe për transferimin të pronës në fjalë, brenda datës 15.shkurt.2023, tek Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 5 ditë më vonë më 13 shkurt është ngritur komisioni, dhe rezerva e shtetit është vënë në pritje të firmosjes së akt-marrëveshjes me Fondin shqiptar të zhvillimit. Deri në 12 maj të këtij viti KLSH thotë së Ministria e Mbrojtjes nuk dispononte një marrëveshje të dakordësuar me fondin shqiptar të zhvillimit.
Gazeta Sot