Masakrohet pylli me pisha të buta në Gjirin e Lalzit, Durrës . –
Nga: Edvin Pacara –
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në muajt e fundit në pyllin me pisha të buta Pinus Pinea në Gjirin e Lalëzit. Ky pyll e ekosistem i pasur, po masakrohet barbarisht nga persona e firma të lidhura me qeveritë e njëpasnjëshme në Republikën e Shqipërisë. Pishat e pemët e tjerë po priten për t’i lënë vendin pallateve e ndërtesave të tjera prej betoni.
Gjiri i Lalzit, mars 2018,
Gjiri i Lalzit është krijuar nga aluvione e përrenjve e lumenjve që derdhen përreth tij, duke krijuar kështu një tokë të ulët ranore prej vetëm 1-2 m mbi nivelin e detit, e cila mbahet vetëm nga pyjet e pishave dhe pemëve të tjera. Megjithëse regjimi komunist në Republikën e Shqipërisë donte ta priste Pyllin e pishave të Gjirit të Lalzit në vitet 1960-1965 për të hapur toka të reja buke, ishin specialistët ata që e shpëtuan, duke argumentuar se me prerjen e pyllit e hapet rruga detit që ta gërryejë gjithë tokën e të futet në brendësi të tokës.
Por shkenca e faktet nuk do të thonë asgjë për qeveritë shqiptare të pas viteve 1991, të cilat e panë Pyllin e Gjirit të Lalzit thjesht si një pengesë për të ndërtuar pallate mbi rërë. Dhe kështu në vitin 2010, si një kancer në një trup të gjelbër, shfaqen njollat e para të ndërtimeve në Pyllin e Gjirit të Lalzit, që pasohen pastaj me një shpërthim metastazash ndërtimesh në vitin 2013, kur në maj 2013, qeveria merr vendimin të shpyllëzojë një pjesë të zonës për t’i hapur rrugën ndërtimeve mbi rërë. Kulmi arriti në vitin 2016-2017, kur pjesa më e madhe e pyllit u masakrua, dhe në ditët e fundit po priten dhe pjesët e fundit të mbetura të pyllit.
Duke qenë se pylli ishte ai që mbante rërën dhe pengonte detin që ta gërryente bregun, tashmë pritet që edhe Gjiri i Lalzit të ketë fatin e Kunes apo Golemit, ku pas prerjes së pyllit dhe marrjes së rërës, deti u fut 200-300 metër në brendësi të tokës. Të njëjtin fat do të kenë dhe pallatet e sapondërtuara në Gjirin e Lalzit, ku pas disa viteve do të gjenden të rrethuar nga uji apo do të rrëzohen si pasojë e gërryerjes së themeleve nga valët e detit.
Prerja e pishave të buta, dhe ‘mbjellja’ e pallateve në rërë.
Sekuenca e pamjeve satelitore ndër vite të Gjirit të Lalzit.
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në muajt e fundit në pyllin me pisha të buta Pinus Pinea në Gjirin e Lalëzit. Ky pyll e ekosistem i pasur, po masakrohet barbarisht nga persona e firma të lidhura me qeveritë e njëpasnjëshme në Republikën e Shqipërisë. Pishat e pemët e tjerë po priten për t’i lënë vendin pallateve e ndërtesave të tjera prej betoni.
Gjiri i Lalzit, mars 2018, foto: Aktivistët Atdhetarë.