Masat e reja në fuqi për Covid, Rakacolli: – Të mërkurën nisin kufizimet dhe do zgjasin…
Masat e reja në fuqi për Covid, Rakacolli: – Të mërkurën nisin kufizimet dhe do zgjasin…
9 NËNTOR 2020
Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, u shpreh se duke analizuar shifrat, shkaqet e rritjes, rekomandimet e OBSH për këtë fazë të pandemisë së Covid-19, duhet të merren disa masa që janë të domosdoshme:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjaten për 3 javë. Secili porje nesh e ka në dorë që të ndalojë përhapjen e Covid-19.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën në çdo ambient, të ruajnë distancën dhe higjienën personale”, tha Rakacolli.
Gazeta Shqip