Masë sigurie për Erion Veliaj? Hoxha: – Me 4 nëntor është dorëzuar një kërkesë me 13 emra përfshirë dhe Kryetarin e Bashkisë
13 Nentor 2024
Gazetari, Julian Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ (dt. 12 Nentor) në Ora News u shpreh se në datën 4 nëntor është dorëzuar një kërkesë për masë sigurie me të paktën 13 emra përfshirë edhe krytetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Hoxha: Nuk është mohuar sepse mund të zgjasë procedura.
Mund të zgjasë procedura pra gjyqtari merr kërkesën merr aktet dhe bën rivlerësimin.
Ka ndodhur prsh si tek rasti i Ilir Metës që kërkesa ka shkuar ka shkuar në x datë dhe është miratuar pas 2 apo 3 javësh.
Në datën 4 nëntor kam dëgjuar që është dorëzuar një kërkesë me të paktën 13 emra të tjerë përfshirë edhe kryetarin e bashkisë.
Jemi në kuadrin e informacioneve që vijnë por që nuk është konfirmuar as fakti që është dhënë masa e sigurisë.
Përflitet për disa lloje masash të cilat nuk i dimë.
Por nuk është mohuar edhe fakti që kërkohen këto masa.
Ajo që dihet me siguri është se në bashkinë e Tiranës janë disa çështje të hapura duke përfshirë dosjen ‘’5D’, duke përfshirë inceneratorët, duke përfshirë hetimin pasuror ndaj kryetarit të bashkisë dhe familjes së tij por edhe çështje të tjera që lidhen me drejtues të tjerë dhe që kam përshtypjen që janë nga emrat e drejtuesve që u larguan pak ditë më parë nga Erion Veliaj nga detyrat që ata mbanin.
Nga OraNews