28 Mars 2025

Kompania “One” është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV bastisjen e maskave në zyrat e kompanisë telefonike “One” natën e Krishtlindjeve 2024 dhe njoftimin e policisë vetëm pas tre muajve.

Lala tha se në orën 02.30 të mëngjesit të 25 dhjetorit dy persona të maskuar kanë hyrë në godinë dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar një pajisje, por këto të dhëna nuk janë pranuar zyrtarisht.

Sipas saj, policia ka nisur hetime për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

“Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe.

Gentian Koçi, punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert dhe duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.

Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”.

Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.

Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra.

Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.

Kompania “One” është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ka dyshime, por për momentin kjo ngjarje hetohet në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj.

Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Veliaj. Po kqyren shumë kamera të bizneseve përreth.

Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.

Në ato ambjente janë serverat e kompanisë dhe kompjuterat që mbajnë të gjithë bilancet. Dyshimet janë që mund të kenë ndodhur shumë gjëra, hetimi do ta përcaktojë. Që kur ka ndodhur ngjarja, ka kaluar kohë e gjatë dhe shumë pamje filmike, mund të jetë ndërhyrë për zhdukjen e çdo prove.

Kompania One është kliente kryesore e kompanisë së vëllait të Veliajt. Prokurorët po e shohin edhe këtë aspekt.

Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për dy vepra penale, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe për moskallëzim krimi.

Prokuroria ka dyshime. Nuk kemi përgjigje zyrtare, a është futur SPAK në këtë çështje dhe a po heton SPAK këtë aspekt, për të parë a ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse ka dyshimin më të vogël, SPAK e tërheq dhe e bashkon me dosjen kryesore. Deri në këto momente nuk është bashkuar. Për hetuesit, që po merren me çështjen po merren shumë kamera sigurie rreth bizneseve, po kqyren celularët.

Kjo foto më ka ardhur në telefon dhe në atë kohë kam komunikuar me policinë dhe policia ka kthyer përgjigje se nuk ka informacion.

Më pas konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur. Se çfarë kanë tentuar të fshehin, i mbetet hetimit”- tha Lala.