![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/06/800-0-5ee37ba4eb561-Copy.jpg?fit=800%2C455&ssl=1)
Maturantët në protestë që prej mëngjesit, Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm
Maturantët në protestë që prej mëngjesit, Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm
12 QERSHOR 2020
Maturantët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit që prej mëngjesit të ditës së sotme. Ata kërkojnë që të bëhet rivlerësimi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u zhvillua ditën e djeshme, pasi thonë se ishte shumë i vështirë dhe i pakuptimtë.
Ata kanë kërkuar përgjigje nga Ministrja Besa Shahini ose në të kundërt kanë lajmëruar se do të bojkotojnë provimet e mbetura.
Bazuar në shqetësimin dhe protestën e maturantëve Ministria ka paralajmëruar se do të ketë një konferencë nga Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi.
Gazeta Sot