11 Shkurt 2025

Nga: top-channel.tv

Mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku u fol për arrestimin e krebashkiakut Erion Veliaj dhe përfshirjen e deputetes Klotilda Bushka në dosje, kryesocialisti Edi Rama e mbylli me një mesazh “mobilizimi” për grupin e tij.

Teksa ritheksoi mbështetjen në drejtësi, por me “kushtin” që nuk do të heshtë më pas padrejtësive, Rama tha se PS nuk do tërhiqet, pavarësisht kostove”.

Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot. Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është”-tha Rama.

Kreu i PS u dha një mesazh socialistëve, që të mobilizohen për zgjedhjet e 11 majit, me kokën lartë siç tha ai dhe duke bërë të kuqe çdo mavi.

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij.