12 Korrik 2023

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në 12 faqe relacion por edhe në 360 faqe material të cilësuara sekrete ka argumentuar jo vetëm akuzat ndaj Arben Ahmetajt por dhe lidhjen e zyrtarëve të tjerë.

Ka qenë Gazmend Bardhi që pas mbledhjes së këshillit të legjislacionit foli për përmendjen e ish-ministrave apo ish-kryebashkiakë në qytetet ku janë ndërtuar incineratorët.

Por po ashtu edhe për rolin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Gazment Bardhi: Me vota unanime u vendos t’i rekomandohet seancës plenare për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetit Ahmetaj. U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë.

Opozita sot depozitoi raportin e saj me shkrim, për fat të keq kolegët e mazhorancës i dhanë kohë vetes deri të premten për të dorëzuar raportin. U vendos në mënyrë arbitrare që kërkesat të shqyrtohet të hënën.

Nesër do depozitojmë kërkesë për ndryshim rendi dite që prokurorisë t’i hapet rruga për të vepruar menjëherë.

Nga shqyrtimi që kam bërë unë, rezulton se në dosje përmenden po ashtu edhe Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Bajftjar Zeqo.

Mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën dhe bëjnë korrupsion e shpërdorojnë besimin e shqiptarëve dhe bëhen nga të pastrehë në persona me 2-3 vila nuk do ketë kurrë. Nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetajt.

Ata pohuan se kanë komunikuar me të, dhe pohuan se Ahmetaj do kthehet. Kam një lutje për personin nën hetim, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Le të shërbejë për qytetarët që i dhanë besimin që të ishte në qeverisje.

Nga OraNews