Mazhoranca nuk i heq mandatin e deputetit Sali Berishës
27 Qershor 2024
Kryetarit të PD-së Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputeti, edhe pse ka munguar më shumë se 6 muaj në kuvend.
Burime për Ora News bëjnë me dije se mazhoranca ka deklaruar se një deputet në këtë mase ka arsye mungesë të justifikuar dhe kanë shprehur vullnetin për t’ia lënë mandatin e Berishës.
Nikolla: Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e nja personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës.
Sipas burimeve mazhoranca është shprehur se sëmundjet apo edhe vendimet e institucioneve të drejtësisë justifikojnë mungesën e deputetëve.
Opozita ra dakord me deklaratat e mazhorancës.
Nga Mola Luku