Mbasi të kemi mbledhur shkallën, mbledhim pallatin, mahallën, lagjen, qytetin e deri gjithë Shqipërinë e mbërthejmë për koqesh qeverinë.
21 Qershor 2023
Nga: Xhovalin Delia
Komentet e disa miqve, të cilët i konsideroj edhe të mënçur, më bënë të reflektoj në këto rreshta.
…persëris, më vjen keq kur dëgjoi se në Shqipëri mungojnë gjëra që natyra na i ka dhënë falas dhe me bollëk…
Indinjohem kur këto gjëra i dëshironi, dhe më keq akoma, kur atë pak që mbrrinë tek rubineti ju vjen i pisët edhe pse e paguani shtrejtë.
E di dhe i kam kritikuar ashpër përgjegjësit e djathtë e të majtë por gjithmonë nën dritën e ARSYES. Jo thjeshtë për të qenë i sjellshëm por me qëllimin e mirë për të kuptuar FENOMENIN e për të konstruktuar diçka.
Për të sharë e kritikuar është zanat i thjeshtë. Dinë ta bëjnë të gjithë. Opozita compreso.
Çështja është se jemi në gjendje dhe çfarë mund mund të kontribuojmë secili prej nesh me fjalën e veprën tonë…
Në se gjërat nuk shkojnë mirë në një shoqëri, faj nuk është i një individi, qoftë ai më mençuri, më hajvani, më u miri apo më ligu botës…
Si është e mundur që për një gjysëm shekulli fajësojmë një individ për gjithçka që ka ndodhur?
Hajde se ai ishte sistem diktatorial, koncentruar në një dorë e po i shkarkojmë të gjitha rrufetë tek NJËSHI.
Po sot, në demokraci? Kush na ndalon të mbledhim shkallën e të qajmë hallet së bashku duke filluar nga UJI.
Pse nuk na vjen? E kur na vjen pse na vjen i pisët?
Mbasi të kemi mbledhur shkallën, mbledhim pallatin, mahallën, lagjen, qytetin e deri gjithë Shqipërinë e mbërthejmë për koqesh qeverinë.
Ndaj, nëse tregojmë me gisht NJËSHIN, si fajtorin e vetëm për çdo gjë, nuk kemi kuptuar asgjë si funksionon jeta, natyra e shoqëria, o jemi të paaftë ti dalim zot vetvetes o më keq akoma, jemi të mbrapsht me vetëdije…
I dashur i PAKËNAQUR dhe i INDINJUAR , dil para pasqyrës, trego me gisht atë zotninë që do të shfaqet në pasqyrë, e vëzhgo me vëmendje, jo, jo veten tënde, as gishtin tregues, por tre gishtat e tjerë, nga i vogli deri tek i mesit, që do të ngulen bri më bri në trupin tënd.
Huazuar nga FB: Xh. Delia.