Mbështetësit e Trump dalin në rrugë, mblidhen para qëndrave të numërimit të votave

6 NËNTOR 2020

Ndërsa procesi i numërimit të SHBA vijon ende dhe në avantazh është demokrati Joe Biden kanë nisur edhe “trazirat”.

Manifestime pro-Trump në SHBA që kërkojnë ndalimin e procesit të numërimit në Phoenix, Arizona,Detroit dhe Michigan.

Në Phoenix, qindra mbështetës të presidentit Trump protestuan për të tretën ditë rradhazi para qendrës elektorale.

Ata hodhën sllogane si: “Arrestoni punëtorët e qendrave të votimit”, “Edhe katër vjet”, “Ndaloni mashtrimet” dhe “Bëni zgjedhjet përsëri të mëdha”.

Trump mbledh fonde për betejën ligjore

Komiteti Kombëtar Republikan po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thanë burime që kishin dijeni për çështjen.

Ekipi zgjedhor i Presidentit Trump ka ngritur padi në disa shtete.

Gazeeta Shqip