![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/640-0-693323ba8fc1240f7d9badbb299a010f.jpg?fit=640%2C355&ssl=1)
Mbështetësit e Veliajt rrethuan GJKKO-në/ Reagon Gazment Bardhi: – Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht kreu i Policisë së Shtetit
13 Shkurt 2025
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pamjeve të transmetuara në media nga ambientet e GJKKO, ku mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj bllokuan për disa minuta mjetin që transportonte atë drejt institucionit të paraburgimit në Durrës.
Bardhi ka lëshuar akuza drejt drejtorit të Policisë së Shtetit duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm dhe ndjekjen penale nisur nga ngjarja e sotme.
Reagimi
Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.
Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambientet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë!