… Nëse verifikohet vërtetë që në portin e Durrësit ka plumb, që është helmues, depozitimi i tij të çon në vdekje.

Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar çështjen e mbetjeve toksike si një detyrim të pashmangshëm të qeverisë shqiptare për të informuar qytetarët lidhur me origjinën dhe përmbajtjen e tyre.

Manjani tha se probabiliteti që mirqënia e qytetarëve të jetë lehtësisht e rrezikuar nga prania e plumbit në këto mbetjet, është tejet i lartë.

Sipas Manjanit, qeveria do duhet të saktësojë origjinën e tyre dhe nëse do të duhet të pranojnë “fajin”, si shenjë e përgjegjësisë shteërore lidhur me informimin e publikut për këtë çështje.

“Nga kakofonia e informacionit public, kam frikë se fshihen gjëra të tjera. I referohem shpesh Kushtetutës, konkretisht neni 56, që thotë se kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. Shteti ynë ka për detyrë të informojë njerëzit e vetë për gjendjen e mjedisit. Nëse verifikohet vërtetë që në portin e Durrësit ka plumb, që është helmues, depozitimi i tij të çon në vdekje. Shqipëria do të thotë që është një ‘Onkologjik’. Kjo është përgjegjësia e shtetit, të na thonë çfarë janë ato 102 kontenierë.”, tha Manjani në ‘Now”.