2 Shkurt 2025

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, aktivisti i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkaj, foli për problematikat me regjistrimin e votës së diasporës, ku janë shënuar shumë refuzime për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas Haçkaj, regjistrimi i votuesve jashtë Shqipërisë po ecën, por problematika më e madhe që po haset deri tani është numri i lartë i refuzimeve për qytetarët, që arrin në mbi 40 mijë kërkesa.

Aktivisti theksoi se kjo problematikë është ngritur edhe në Gjykatën e Lartë dhe ndodhet pranë parlamentit por që nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

‘Unë dje kam dërguar një kërkesë tjetër për të lajmëruar se ku jemi pasi nqs do jenë një numër shumë i madh i njerëzve që nuk votojnë dot sepse nuk i pranohet kërkesa dhe nuk i pranohet ankimi, mund të bëjë një kërkesë për antikushtetueshmëri të zgjedhjeve, gjë që duhet të evitohet’, u shpreh Haçkaj.

Haçkaj: Ajo që më shqetëson mua dhe më problematika më e madhe është se nuk ka mundësi të ankimimit online. Po marim rastin që 10 mijë ngelin në fund që nuk kanë mundësi të ankohen online siç e parashtron ligji sepse ligji parashtron anikimimin në gjykatën e lartë të rrethit nëse ty s’të pranohet nga KQZ-ja kërkesa.

Ne kemi kërkuar prej mbi 3 muaj që të shtohet ankimimi online duke filluar me zgjedhjet. Të paktën për zgjedhjet të jepet një mundësi që unë nëse s’më pranohet, të kem mundësinë në rrjet në një portal që Gjykata e Lartë krijon apo të pranohet e-mail, të bëj kërkesë dhe kjo të shqyrtohet.

Ne e kemi ngritur këtë problem dhe sot kjo kërkesë si e jona si e Gjykatës së Lartë është pranë parlamentit por nuk kemi parë asnjë përgjigje. Unë dje kam dërguar një kërkesë tjetër për të lajmëruar se ku jemi pasi nqs do jenë një numër shumë i madh i njerëzve që nuk votojnë dot sepse nuk i pranohet kërkesa dhe nuk i pranohet ankimi, mund të bëjë një kërkesë për antikushtetueshmëri të zgjedhjeve, gjë që duhet të evitohet