Mbi 50 pedagogë të shkencave sociale i bashkohen studentëve. Firmosin: “Rrëzoni ligjin”. –
Mbi 50 pedagogë të shkencave sociale i bashkohen studentëve. Firmosin: “Rrëzoni ligjin”. –
20 Dhjetor, 2018
Mbi 50 pedagogë të universitetit të shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve të tyre që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët.
Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë Shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet deri më tani si shkaktari i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.
Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.
Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.
Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetëkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim të shpinte paratë e publikut tek privatët.
Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre.
Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit