Mbledhja me dyer të mbyllura e PS/ Rama shpall synimin për numrin e deputetëve për të fituar mandatin e tretë

9 SHTATOR 2020

Gazeta “Shqip” ka mësuar detaje nga mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve.

Sipas burimeve, Rama u ka lënë porosi që javën e ardhshme të dorëzojnë një raport të detajuar me problemet e partisë për çdo qark.

E gjithë mbledhja e sotme ka patur karakter organizativ në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndër të tjera mësohet se kryeministri Rama ka thënë: Synojmë 74 mandate, kjo është kryesfida e jonë.

Po ashtu kreu i qeverisë ka kërkuar riformatimin e FRESSH dhe forumit të gruas.

Sipas Ramës fuqizimi i këtyre dy organeve në parti janë me rëndësi për PS në fushatën elektorale.

GAZETA SHQIP