Mbledhje urgjente e OBSH-se. – Varianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH në deklaratë zyrtare: – Ka (permban) një numër të madh mutacionesh, disa prej tyre janë shqetësuese
Mbledhje urgjente e OBSH-se. – Varianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH në deklaratë zyrtare: – Ka (permban) një numër të madh mutacionesh, disa prej tyre janë shqetësuese
26 Nëntor 2021
Varianti i ri i Covid-19 i cili tashmë ka mbërritur në Europë, ka shkaktuar jo pak frikë për shkak të agresivitetit që ai pretendohet të ketë. Në një deklaratë, OBSH thotë se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese.
Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të riinfeksionit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera, thotë ai.
OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi Omicron. Varianti u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut të mërkurën. Ai është identifikuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.
OBSH thotë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.
BalkanWeb