Mblidhet kryesia e Degës së PD në Tiranë e cila miraton kuvendin e thirrur nga Berisha (Procesverbali)

22/11/2021

Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise.

Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi

Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve.

Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit.

Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021.

WWW.Zyrtare