![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Foto-ilustruese-1.jpg?fit=512%2C223&ssl=1)
Mblidhni qeverinë: – Bllokoni Statkraftin dhe Limakun të shesin energji jashtë. Sot OSHEE bleu energji me 240 euro për mega.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Foto-ilustruese-1.jpg?resize=632%2C276&ssl=1)
Foto ilustruese
Mblidhni qeverinë: – Bllokoni Statkraftin dhe Limakun të shesin energji jashtë.
Sot OSHEE bleu energji me 240 euro për mega.
– 01/10/21
Nga: Klodian Tomorri
Sot OSHEE bleu energji me 240 euro për mega. Ky është rekordi historik me të cilin Shqipëria ka blerë ndonjëherë energji, 5 herë më shtrenjtë se çmimi i vitit të kaluar.
Megjithatë çmimi i kripur është problemi më i vogël tani. Edhe me 240 euro nuk u arrit të sigurohej e gjithë energjia për të garantuar furnizimin e vendit. Shqipëria tani po rrezikohet seriozisht nga kufizimet e energjisë. Është kërcënim real, me probabilitet të lartë.
Mblidhni qeverinë, bllokoni Statkraftin dhe Limakun të shesin energji jashtë. Sot hidrocentralet më të mëdha private në Shqipëri, po e shesin të gjithë energjinë jashtë, ndërkohë që vendi po zhytet në errësirë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/10/Klodian-Tomorri.jpg?resize=579%2C307&ssl=1)
Klodian Tomorri
Po kështu mblidhni qeverinë dhe kufizoni fitimin e kompanive që prodhojnë energji, ashtu siç e bëri Spanja para pak ditësh. Situata është e jashtëzakonshme. Kjo ka për të qenë krizë e tmerrshme.
Gazeta Mapo